Ekonomi

Familjet amerikane përballen me probleme financiare gjatë pandemisë COVID-19

Shumica e problemeve janë regjistruar midis familjeve afroamerikane dhe latine me fëmijë, të cilat kanë të ardhura vjetore nën 100.000 dollarë, dhe familjeve me fëmijë që kanë përjetuar humbje të vendit të punës ose pagës që nga fillimi i pandemisë

Övünç Kutlu  | 30.09.2020 - Përdıtësım : 01.10.2020
Familjet amerikane përballen me probleme financiare gjatë pandemisë COVID-19

Ankara

Rreth 61 për qind e familjeve amerikane me fëmijë raportojnë se përballen me probleme serioze financiare gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19), tregoi një hulumtin i publikuar sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Problemet përfshijnë plotësimin e arsimit të fëmijëve, shpenzimin e kursimeve, pagimin e faturave të kartave kreditore dhe borxheve të tjera dhe arritjen e kujdesit mjekësor, tregoi një anketë e përbashkët nga Radioja Publike Kombëtare, Fondacioni Robert Wood Johnson dhe Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan.

Shumica e problemeve janë regjistruar midis familjeve afroamerikane dhe latine me fëmijë, të cilat kanë të ardhura vjetore nën 100.000 dollarë, dhe familjeve me fëmijë që kanë përjetuar humbje të vendit të punës ose pagës që nga fillimi i pandemisë.

"Probleme serioze financiare raportohen nga shumica e familjeve latine (86 për qind) dhe afroamerikane (66 për qind) me fëmijë, si dhe rreth gjysma (51 për qind) e familjeve të të bardhëve me fëmijë", thuhet në rezultatet e hulumtimit.

"Për më tepër, rreth tre të katërtat (74 për qind) e familjeve me fëmijë që kanë të ardhura vjetore nën 100.000 dollarë raportojnë se përballen me probleme serioze financiare gjatë pandemisë së koronavirusit”, theksohet më tej.

Anketa rreth Ndikimit të Koronavirusit në Familjet me Fëmijë u realizua nga 1 korriku deri më 3 gusht me 3.454 të rritur të moshës 18 vjeç ose më të vjetër, përfshirë 1.000 në familje që jetojnë me fëmijë nën moshën 18 vjeç.

SHBA ka regjistruar më shumë se 7,4 milionë raste me COVID-19 dhe rreth 210 mijë të vdekur deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın