Ekonomi

Euro me vlerën më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 2002

Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 1.03 për herë të parë në gati dy dekadat e fundit

Tuba Onğun  | 05.07.2022 - Përdıtësım : 06.07.2022
Euro me vlerën më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 2002

Ankara

Euro sot regjistroi rënien e vlerës së saj në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002 pasi hendeku i politikës monetare midis Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe Rezervës Federale të SHBA-së (FED) pritet të thellohet për shkak të rritjes së çmimeve të gazit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 1.03 për herë të parë në gati dy dekadat e fundit.

Inflacioni vjetor në zonën e euros ka arritur në një nivel të ri rekord prej 8.6 për qind në qershor për shkak të çmimeve të larta të energjisë.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde tha se banka synon të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë në korrik ndërsa tregu beson se rritja më e shpejtë e normave nuk do të jetë e mjaftueshme për të frenuar inflacionin.

Në qershor, FED rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe e normës në 28 vjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.