Bota, Ekonomi

Erdoğan: Firmat italiane duhet ta shohin Türkiyen si portë hyrëse për në Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë

Gjatë një forumi biznesi në Romë, presidenti Erdoğan tha se ekonomia e Türkiyes vazhdon të rritet pavarësisht konfliktit dhe luftërave në rajon, si dhe tërmetit shkatërrues të vitit 2023

Esra Tekin  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Erdoğan: Firmat italiane duhet ta shohin Türkiyen si portë hyrëse për në Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë

Istanbul

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u ka bërë thirrje kompanive italiane ta shohin Türkiyen si një portë hyrëse për në Azi, Lindje të Mesme, ashtu si kompanitë turke e shohin Italinë si një portë hyrëse për në Evropë, raporton Anadolu.

Gjatë një forumi biznesi në Romë, presidenti Erdoğan tha se ekonomia e Türkiyes vazhdon të rritet pavarësisht konfliktit dhe luftërave në rajon, si dhe tërmetit shkatërrues të vitit 2023.

“Ankaraja është e vendosur të zbatojë programin e saj ekonomik”, tha Erdoğan, duke shtuar se vendi është i përkushtuar si për përmirësimin e klimës së investimeve ashtu edhe për zbatimin e reformave strukturore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.