Elon Musk bleu 9,2 për qind të aksioneve në Twitter
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim i SHBA-së (SEC), njoftoi se Elon Musk ka blerë aksione prej 9,2 për qind në Twitter

Ankara
Drejtori Ekzekutiv (CEO) i prodhuesit amerikan të makinave elektrike Tesla, Elon Musk, ka blerë "aksione pasive" prej 9,2 për qind në gjigandin e rrjeteve sociale, Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim i SHBA-së (SEC), njoftoi se Elon Musk ka blerë aksione prej 9,2 për qind në Twitter.
Pas këtij zhvillimi aksionet e Twitter-it, u rritën 26 për qind në tregtimin para transaksioneve të seancës.
Musk i cili përdor në mënyrë aktive Twitter-in, në këtë platformë ka mbi 80 milionë ndjekës.
Ai, muajin e kaluar nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social, sinjalizoi se mund të krijojë një rrjet të ri social për shkak të qasjes së Twitter-it ndaj lirisë së shprehjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.