Ekonomi

Eksportet e Turqisë në Ballkan arrijnë afër 10 miliardë dollarë

Eksportet në Ballkan rriten për 3.7 për qind në nëntë mujat e parë të vitit 2019, duke u rritur me 9.8 miliard, tregojnë të dhënat

Aysu Biçer   | 25.10.2019
Eksportet e Turqisë në Ballkan arrijnë afër 10 miliardë dollarë

Stamboll

Turqia regjistroi një total prej 9.8 miliardë dollarësh të eksportit në Ballkan në nëntë muajt e parë të vitit 2019, me një rritje prej 3.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat që përpiloi sot Anadolu Agency (AA) nga Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM).

Në rajonin e Ballkanit, Turqia eksportoi më shumë produkte në Rumani me 2.9 miliardë dollarë, e ndjekur nga Bullgaria me 1.8 miliardë dollarë dhe Greqia e Sllovenia ku vëllimi i eksportit arriti në 1.5 dhe 1.2 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat.

Turqia gjithashtu pati rritje prej 87 për qind të eksporteve të saj në Mal të Zi, e ndjekur nga Sllovenia me 18 për qind.

Ndërsa eksportet në vende si Shqipëria, Kosova, Serbia ishin në rritje, eksporti për në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Kroaci pësoi një rënie në nëntë muajt e parë të vitit 2019.

Shifrat tregojnë se Stambolli, si i vetëm, përbën gati gjysmën e eksporteve në vendet e Ballkanit me 45.6 për qind.

Sektori që eksporton më shumë në rajonin e Ballkanit është industria e automjeteve me 2.2 miliardë dollarë.

Ballkani është një përparësi për Turqinë jo vetëm nga këndvështrimi politik, ekonomik dhe gjeografik, por edhe për shkak të lidhjeve historike, kulturore dhe humanitare me rajonin. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın