Ekonomi

Ekonomia turke u rrit me 2 për qind në tremujorin e parë të 2025

Instituti i Statistikave Turke (TurkStat) njoftoi se ekonomia turke është rritur me 2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e parë të këtij viti

Gökhan Ergöçün  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Ekonomia turke u rrit me 2 për qind në tremujorin e parë të 2025

Stamboll

Ekonomia turke është rritur me 2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi Instituti i Statistikave Turke (TurkStat), transmeton Anadolu.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me çmime aktuale u rrit me 36,7 për qind në 12,12 trilionë lira turke (335,5 miliardë dollarë) në periudhën janar-mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vuri në dukje TurkStat.

Në tremujorin e katërt të vitit 2024, ekonomia turke u pat rrit me 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një anketë e Anadolus parashikoi javën e kaluar se shkalla e rritjes së PBB-së së vendit do të ishte 2,17 për qind.

Në bazë tremujore, PBB-ja e Turqisë u rrit me 7 për qind në tre muajt deri në mars, nga 1,7 për qind në tremujorin e mëparshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın