Ekonomi

Ekonomia kanadeze u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020

Ekonomia kanadeze u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri

Dilara Zengin  | 03.03.2021 - Përdıtësım : 05.03.2021
Ekonomia kanadeze u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020

Washington

Ekonomia kanadeze u tkurr 5,4 për qind në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Statistikave të Kanadasë ka njoftuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e fundit të vitit 2020.

Sipas kësaj PBB-ja e Kanadasë u rrit me 2,3 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Ekonomia e vendit u tkurr me 1.9 për qind në tremujorin e parë të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe masave të marra kundër pandemisë dhe rritje prej8,9 për qind u arrit në tremujorin e tretë me relaksimin e masave pas tkurrjes prej 11,4 për qind në tremujorin e dytë.

PBB-ja e vendit ra me 5,4 për qind në vitin 2020. Kjo rënie ishte rënia më e lartë vjetore që nga viti 1961, kur për herë të parë u regjistruan të dhënat tremujore.

Ndërkaq, ekonomia kanadeze në vitin 2019 ishte rritur 1,9 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın