Ekonomi

ECB: Ekonomia globale prek kërkesën për mallrat e eurozonës

Duke theksuar se eurozona ka pësuar një normë të dobët të rritjes, respektivisht 0,2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, Lagarde tha se “kjo dobësi vjen kryesisht për shkak të faktorëve global”

Gökhan Ergöçün   | 02.12.2019
ECB: Ekonomia globale prek kërkesën për mallrat e eurozonës Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, ka deklaruar se kërkesa për mallrat dhe shërbimet e eurozonës ka shënuar një rënie për shkak të perspektivës globale ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lagarde tha se ekonomia globale, e cila ende përballet me paqartësi dhe ngadalësim, ka ndikuar në besimin e biznesit dhe investimet në eurozonë.

Duke theksuar se eurozona ka pësuar një normë të dobët të rritjes, respektivisht 0,2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, Lagarde tha se “kjo dobësi vjen kryesisht për shkak të faktorëve global”.

Ajo theksoi se sektori i prodhimit të eurozonës është goditur më rëndë nga zhvillimet në të gjithë botën.

Valuta dixhitale

Lagarde tha se ECB-ja është duke kryer hulumtime mbi valutën dixhitale, duke përfshirë një projekt të quajtur Stella që kërkon të hetojë “risitë që mund të lehtësojnë transaksione financiare më të sigurta, më të shpejta dhe më të lira”.

“Ne duhet të sigurohemi që stablecoinat të mos rrezikojnë sigurinë dhe efikasitetin e sistemit të pagesave ose qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit financiar dhe monetar”, theksoi ajo.

Stablecoinat janë llojet e monedhave dixhitale me vlerë të qëndrueshme që mbështetet nga një rezervë aktive, siç është dollari amerikan.

“Një monedhë dixhitale e bankës qendrore do t’u lejojnte qytetarëve të përdorin paratë e bankës qendrore drejtpërdrejtë në transaksionet e tyre ditore. Megjithatë, një monedhë dixhitale e bankës qendrore mund të paraqet rreziqe. Qëllimi ynë përfundimtar është të nxisim pagesa më të sigurta, pagesa inovative dhe të integruara në euro”, theksoi Lagarde.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.