Ekonomi

Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7,5 herë më shumë sesa në BE

Sipas të dhënave nga Instituti Federal i Statistikave Ruse (Rosstat), çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 8,2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Emre Gürkan Abay   | 02.03.2021
Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7,5 herë më shumë sesa në BE

Moskë

Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën me 8,2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 7,5 herë më shumë se në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Instituti Federal i Statistikave Ruse (Rosstat), çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 8,2 për qind në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës në fjalë, çmimet e ushqimeve në BE u rritën me 1,1 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7,5 herë më shumë se në BE.

Në vlerësimin e tij të inflacionit në vend në dhjetor 2020, Presidenti rus Vladimir Putin tha se rritja e çmimeve ishte për shkak të dobësimit të rublës dhe kufizimeve të bizneseve si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın