Ekonomi

Çmimet e prodhuesve në Eurozonë rriten për 36,3 për qind

Energjia ishte sërish faktori kryesor në rritjen e çmimeve, e cila në të dyja zonat evropiane pothuajse u dyfishua në krahasim me një vit më parë

Tuba Onğun  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Çmimet e prodhuesve në Eurozonë rriten për 36,3 për qind

Ankara

Sipas të dhënave të zyrës statistikore 'Eurostat' të Komisionit Evropian, çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë janë rritur për 36,3 për qind, ndërsa në Bashkimin Evropian (BE) për 36,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga 'Eurostat', në baza mujore çmimet u rritën për 0,7 për qind në Eurozonë dhe 0,8 për qind në bllokun evropian prej 27 anëtarësh.

Energjia ishte sërish faktori kryesor në rritjen e çmimeve, e cila në të dyja zonat evropiane pothuajse u dyfishua në krahasim me një vit më parë.

“Çmimet e prodhuesve industrialë në Eurozonë në maj të vitit 2022, krahasuar me majin e vitit 2021, janë rritur për 94,4 për qind në sektorin e energjisë, 25 për qind për produktet gjysmë të gatshme, 12,3 për qind për mallrat me afat të kufizuar të konsumit të gjerë, 9,1 për qind për produktet afatgjate të konsumit të gjerë dhe 7,5 për qind për mallrat kapitale”, njoftoi Eurostat.

Eurozona është një bashkim monetar që bashkon 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së që përdorin monedhën e përbashkët evropiane, euron.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın