Ekonomi

Bursa e Moskës do të fillojë llogaritjen dhe publikimin e indeksit të Bitcoin

Për shkak të sanksioneve perëndimore, popullariteti i kriptovalutave në Rusi së fundmi është rritur, me firmat lokale që herë pas here përdorin kriptovaluta në pagesat ndërkombëtare

Emre Gürkan Abay  | 09.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Bursa e Moskës do të fillojë llogaritjen dhe publikimin e indeksit të Bitcoin

Moskë

Bursa e Moskës (MOEX) ka njoftuar se do të fillojë llogaritjen dhe publikimin e indeksit të kriptovalutës Bitcoin duke filluar nga e nesërmja, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga MOEX, llogaritja dhe publikimi i indeksit do të bazohet në të dhëna nga bursat e kriptovalutave si Binance, Bybit, OKX dhe Bitget.

MOEX më herët filloi të ofrojë tregtimin e pritshëm të Bitcoin për investitorët e kualifikuar.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret që legalizonte përdorimin eksperimental​​​​​​​ të kriptovalutave në pagesat ndërkombëtare dhe transaksionet Forex.

Për shkak të sanksioneve perëndimore, popullariteti i kriptovalutave në Rusi së fundmi është rritur, me firmat lokale që herë pas here përdorin kriptovaluta në pagesat ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın