Ekonomi

Borxhi publik i Francës në vitin 2021 arriti në 2.8 trilione euro

Instituti kombëtar i Statistikave dhe kërkimeve ekonomike (INSEE) ka publikuar të dhënat për borxhin publik të vendit për vitin 2021

Alaattin Doğru  | 31.05.2022 - Përdıtësım : 01.06.2022
Borxhi publik i Francës në vitin 2021 arriti në 2.8 trilione euro

Ankara

Borxhi publik i Francës vitin e kaluar arriti në 2 trilionë e 813 miliardë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti kombëtar i Statistikave dhe kërkimeve ekonomike (INSEE) ka publikuar të dhënat për borxhin publik të vendit për vitin 2021.

Borxhi publik i Francës, i përcaktuar sipas kritereve të Mastrihtit, u rrit me 164.9 miliardë euro në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 2 trilionë e 813 miliardë euro.

Raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, i cili ishte 114.6 për qind në vitin 2020, ra në 112.9 për qind në vitin 2021.

Inflacioni në vend arriti në nivel rekord prej 5.8 për qind në maj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın