Ekonomi

BMW hap fabrikën e tretë në Kinë me një investim prej 2.24 miliardë dollarësh

Fabrika në Shenyang, e cila është fabrika e tretë e BMW-së në Kinë, është planifikuar të rrisë prodhimin vjetor të BMW prej 700 mijë automjetesh në Kinë në 830 mijë

Bahattin Gönültaş  | 23.06.2022 - Përdıtësım : 23.06.2022
BMW hap fabrikën e tretë në Kinë me një investim prej 2.24 miliardë dollarësh

Berlin

Përderisa vazhdojnë diskutimet se ekonomia gjermane është shumë e varur nga Kina, prodhuesi gjerman i automjeteve BMW hapi fabrikën e tretë në Shenyang të Kinës, e cila kushtoi 2.24 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e BMW Group thuhet se prodhimi ka nisur zyrtarisht në fabrikën e cila është ndërtuar për të përshpejtuar prodhimin e automjeteve elektrike (EV).

Fabrika në Shenyang, e cila është fabrika e tretë e BMW-së në Kinë, është planifikuar të rrisë prodhimin vjetor të BMW prej 700 mijë automjetesh në Kinë në 830 mijë.

Në vitin 2021, BMW në Kinë bëri 40 për qind të shitjeve të saj globale.

Ndërkohë në publikun gjerman vazhdon debati për varësinë në rritje të ekonomisë së vendit nga Kina.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın