Ekonomi, Shkencë dhe Teknologji

Blue Origin zbulon rrjetin global të internetit satelitor që do të rivalizojë Starlink

Kompania në pronësi të Jeff Bezos planifikon të lançojë më shumë se 5.400 satelitë duke filluar nga viti 2027

Mücahithan Avcıoğlu  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 23.01.2026
Blue Origin zbulon rrjetin global të internetit satelitor që do të rivalizojë Starlink

Stamboll

Blue Origin, kompania hapësinore në pronësi të themeluesit të Amazon dhe miliarderit amerikan, Jeff Bezos, njoftoi të mërkurën se po ndërton një rrjet global interneti satelitor që mund të rivalizojë Starlink të Elon Musk, i cili operohet nga SpaceX, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Blue Origin tha se planifikon të lëshojë 5.408 satelitë në orbitën e ulët dhe të mesme të Tokës për të krijuar një rrjet të quajtur "TeraWave".

"Ky rrjet do t'u shërbejë dhjetëra mijëra përdoruesve të ndërmarrjeve, qendrave të të dhënave dhe qeverisë që kërkojnë lidhje të besueshme për operacione kritike", tha kompania.

Blue Origin tha se satelitët e ndërlidhur synojnë të ofrojnë mbulim interneti në të gjithë botën, ndërsa transmetojnë të dhëna me shpejtësi më të larta se shërbimet konkurruese.

Sipas deklaratës, rrjeti "TeraWave" do të ofrojë shpejtësi shkarkimi dhe ngarkimi deri në 6 terabit për sekondë, me lëshimet e satelitëve që pritet të fillojnë në tremujorin e fundit të vitit 2027.

Ndryshe nga Starlink, i cili kryesisht ofron shërbime interneti dhe telefonike për konsumatorët individualë, rrjeti "TeraWave" i Blue Origin është projektuar për t'u shërbyer qendrave të të dhënave, bizneseve dhe përdoruesve qeveritarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.