Ekonomi

Bitcoin vazhdon të rritet në nivel rekord, tejkalon 123 mijë dollarë

Kriptomonedha është rritur për pesë ditë, duke arritur nivele historike gjatë javës së fundit.

Gökhan Ergöçün  | 14.07.2025 - Përdıtësım : 15.07.2025
Bitcoin vazhdon të rritet në nivel rekord, tejkalon 123 mijë dollarë

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Bitcoin ka vazhduar me rritjen e tij, duke arritur një rekord të ri prej 123.000 dollarësh mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Kriptomonedha është rritur për pesë ditë, duke arritur nivele historike gjatë javës së fundit.

Çmimi aktual i kriptomonedhës më të madhe është rreth 122.200 dollarë, duke u rritur me 4,2 për qind nga dita në ditë.

Sipas të dhënave nga firma e analizave Coinmarketcap, vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, u rrit me afërsisht 3,5 për qind në 24 orët e fundit, duke arritur në 3,8 trilionë dollarë.

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, është rritur me gati 27 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Çmimi i Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, fitoi rreth 2,7 për qind në vlerë, duke u rritur në 3.045 dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın