Ekonomi

Bitcoin arrin rekord të ri historik, tejkalon 109.000 dollarë

Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë

Gökhan Ergöçün  | 20.01.2025 - Përdıtësım : 21.01.2025
Bitcoin arrin rekord të ri historik, tejkalon 109.000 dollarë

Istanbul

Çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 109.000 dollarë sot, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, transmeton Anadolu.

Gjatë 24 orëve të fundit, çmimi i kriptomonedhës më të madhe lëvizi midis 99.400 dollarë dhe 109.110 dollarë.

Kujtojmë se çmimi i Bitcoin-it ishte në nivelin 70.000 dollarë përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor 2024, ndërsa vlera u rrit për rreth 55 për qind që nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump-it.

Pas fitores, tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat, pasi ai u zotua se SHBA-ja do të jetë “kryeqyteti kripto” i planetit.

Madhësia e tregut të Bitcoin ka qenë kohët e fundit në nivel 2,14 trilionë dollarë, sipas shifrave të Coinmarketcap, me një vëllim tregtar 24-orësh prej 111,5 miliardë dollarësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın