Ekonomi

BE zgjedh bullgaren Kristalina Georgieva për drejtimin e FMN-së

Votimi erdhi pasi Lagarde muajin e kaluar dha dorëheqje nga posti i saj për të ushtruar detyrën e re, atë të kryetares së Bankës Qendrore Evropiane. Ajo ishte drejtuese e FMN-së që nga viti 2011

Nilay Kar  | 03.08.2019 - Përdıtësım : 05.08.2019
BE zgjedh bullgaren Kristalina Georgieva për drejtimin e FMN-së

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) ka emëruar bullgaren Kristalina Georgieva që të zëvendësojë Christine Lagarde-n si drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Georgieva, e cila aktualisht ushtron detyrën e shefes ekzekutive të Bankës Botërore, fitoi ndaj ish-ministrit holandez të Financave, Jeroen Dijsselbloem, pas dy raundeve të votimit.

“E përgëzoj Kristalina Georgieva-n për rezultatet e votave të sotme evropiane. I uroj suksesin më të madh”, shkroi Dijsselbloem në llogarinë e tij në Twitter.

Votimi erdhi pasi Lagarde muajin e kaluar dha dorëheqje nga posti i saj për të shërbyer në një rol të ri si kryetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ajo ishte drejtuese e FMN-së që nga viti 2011.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, po ashtu uroi Georgieva-n në Twitter, duke theksuar se “Ju i keni të gjitha cilësitë e nevojshme për të dhënë një kontribut efektiv në misionin e FMN-së”.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.