BE, papunësia në shtator rritet në 7.5 për qind
"Shkalla e papunësisë në Eurozonë po ashtu është rritur me 0.8 pikë përqindjeje në 8.3 për qind në muajin e fundit me bazë vjetore", tha Eurostat

Stamboll
Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian është rritur në 7.5 për qind në shtator, me 0.9 pikë përqindjeje nga viti në vit, njoftoi sot Zyra e statistikave të bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Shkalla e papunësisë në Eurozonë po ashtu është rritur me 0.8 pikë përqindjeje në 8.3 për qind në muajin e fundit me bazë vjetore", tha Eurostat në një njoftim për media.
Eurozona ose EA19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme Euro ndërsa EU27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.
Në mes të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), shkalla e papunësisë ka vazhduar të rritet për 6 muaj rresht si në BE ashtu edhe në Eurozonë.
Eurostat tha se gati 16 milionë burra dhe gra në BE27, përfshirë 13.6 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga shtatori.
Numri i personave të papunë është rritur me 42 mijë në bazë mujore dhe 1.8 milionë në vit në shtator, në bllokun me 27 anëtarë.
Shkalla më e lartë e papunësisë u shënua në Greqi (16.8 për qind), Spanjë (16.5 për qind) dhe Itali (9.6 për qind) dhe më të ultat në Çeki (2.8 për qind) dhe Poloni (3.1 për qind).
Ndërkohë, ka rreth 2.99 milionë të papunë të moshës nën 25 vjeç në BE27 në shtator, duke arrtur një normë papunësie të të rinjve në 17.1 për qind.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.