Ekonomi

BE miraton marrëveshjen që siguron blerjen e vaksinave nga kompania 'Moderna'

Bashkimi Evropian miratoi marrëveshjen e cila do të sigurojë blerjen e 160 milionë dozave të vaksinës që po zhvillohet kundër COVID-19 nga kompania Moderna

Ata Ufuk Şeker   | 25.11.2020
BE miraton marrëveshjen që siguron blerjen e vaksinave nga kompania 'Moderna'

Bruksel

Bashkimi Evropian miratoi marrëveshjen e cila do të sigurojë blerjen e 160 milionë dozave të vaksinës që po zhvillohet kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania Moderna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se marrëveshja e 6-të për blerjen e vaksinës kundër COVID-19 është arritur me kompaninë farmaceutike amerikane Moderna.

Vendet anëtare të BE-së do të blejnë 80 milionë doza të vaksinës që po zhvillohet nga Moderna pasi të provohet se vaksina është e sigurtë dhe efektive, thuhet në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se në marrëveshje përfshihet edhe alternativa për 80 milionë doza shtesë në rast se kërkohet.

Në deklaratë rikujtohet se BE-ja ka arritur marrëveshje të ngjashme për blerjen e vaksinës edhe me kompanitë Pfizer-BioNTech, AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson & Johnson dhe CureVac.

BE-ja më parë ka arritur marrëveshje për blerjen e 400 milionë dozave të vaksinës me kompaninë AstraZeneca, 300 milionë me Sanofi-GSK, 400 milionë Johnson & Johnson, 300 milionë me Pfizer dhe BioNTech si dhe 405 milionë dozave me kompaninë CureVac.

BE-ja për arsye komerciale nuk ndan informacione lidhur me çmimet e vaksinave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın