Ekonomi

BE merr hua 800 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes

"Komisioni Evropian do të përdor një strategji të larmishme financimi për të mbledhur rreth 800 miliardë euro me çmime aktuale deri në vitin 2026", tha Hahn

Ata Ufuk Şeker   | 14.04.2021
BE merr hua 800 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes

Bruksel

Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë hua 800 miliardë euro deri në vitin 2026 për realizimin e një fondi të rikuperimit që është pranuar për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisionari evropian për Buxhetin, Johannes Hahn prezantoi strategjinë për financimin e fondit të rimëkëmbjes "Gjenerata e re e BE-së". Kjo paketë rikuperimi është përgatitur për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.

Hahn tha se Komisioni Evropian çdo vit do të mbledhë deri në 150 miliardë euro nga tregu i kapitalit për të financuar paketën e rimëkëmbjes.

"Komisioni Evropian do të përdor një strategji të larmishme financimi për të mbledhur rreth 800 miliardë euro me çmime aktuale deri në vitin 2026", tha Hahn.

Siç shpjegoi ai, burimet që do të mblidhen do të jenë në kushte të favorshme, pas së cilës ato do të transferohen në vendet anëtare në përputhje me planet e investimeve dhe reformave.

Ai tha se borxhi për këtë qëllim do të shlyhet deri në vitin 2058, duke filluar nga viti 2026, duke përmendur ata tashmë janë duke punuar mbi një projekt-ligj mbi këtë çështje që do të shpallet në fund të qershorit.

Pas negociatave të gjata, vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın