Ekonomi

BE-ja mbështetje financiare prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian tha se mbështetja makro-financiare prej 80 milionë eurosh do të ofrohet për Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të kufizojë efektet ekonomike të pandemisë

Ata Ufuk Şeker  | 16.07.2020 - Përdıtësım : 17.07.2020
BE-ja mbështetje financiare prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje për Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të siguruar mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim thuhet se mbështetja makro-financiare prej 80 milionë eurosh do të ofrohet për Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të kufizojë efektet ekonomike të pandemisë.

BE-ja siguron mbështetje makro-financiare për vendet e afërta në kohë krizash ekonomike.

Për këtë mbështetje, nevojitet plotësimi i disa kushteve.

Ndihma financiare e BE-së përmban kushte shumë më të favorshme të ripagimit në krahasim me kreditë që këto vende në rrethana normale mund të marrin nga tregjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.