BE-ja arrin marrëveshje për paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
"Sanksionet e reja do të synojnë flotën në hije të Rusisë që përdoret për tregti të paligjshme të naftës", tha shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas

Atina
Bashkimi Evropian (BE) ka arritur marrëveshje për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës me Ukrainën, tha sot shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.
Duke përshëndetur zhvillimin, Kallas tha në X: "Ne po rrisim presionin mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës së saj".
"Do të synohet më shumë nga flota në hije e Rusisë, e cila po transporton ilegalisht naftë për të ardhura për të financuar agresionin e (presidentit rus Vladimir) Putinit", shtoi ajo.