Banka Qendrore Ruse do të heq kufizimet për transfertat ndërkombëtare të parave
"Duke marrë parasysh situatën e qëndrueshme në tregun e këmbimit valutor, nga 8 dhjetori 2025, Banka e Rusisë do të heq kufizimet e vendosura më parë për transfertat e valutave të huaja jashtë vendit"
Stamboll
Banka Qendrore Ruse ka njoftuar se kufizimet për transfertat e parave jashtë vendit do të hiqen për rusët dhe qytetarët e vendeve mike që nga 8 dhjetori, transmeton Anadolu.
"Duke marrë parasysh situatën e qëndrueshme në tregun e këmbimit valutor, nga 8 dhjetori 2025, Banka e Rusisë do të heq kufizimet e vendosura më parë për transfertat e valutave të huaja jashtë vendit për qytetarët rusë dhe individët jo-rezidentë nga vendet mike", tha banka.
Ajo tha se individët që punojnë në Rusi, të cilët janë jo-rezidentë nga vendet jo-miqësore, mund të transferojnë fonde jashtë vendit në shumën e pagave të tyre.
Gjithashtu një ndalim për transferimin e fondeve jashtë vendit për individët dhe jo-rezidentët nga vendet jo-miqësore që nuk janë të punësuar në Rusi, si dhe për personat juridikë nga vende të tilla, do të mbetet në fuqi.
"Ky kufizim nuk vlen për kompanitë e huaja të kontrolluara nga persona juridikë ose individë rusë. Bankat nga vendet jo miqësore mund të transferojnë fonde në rubla duke përdorur llogari korresponduese të hapura në institucionet ruse të kreditit nëse llogaritë e paguesit dhe marrësit janë të hapura në banka të huaja", tha banka.
Pas sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore, Banka Qendrore e Rusisë vendosi kufizime në transfertat e parave jashtë vendit në mars të vitit 2022. Qytetarët nuk ishin në gjendje të transferonin më shumë se 10 mijë dollarë në valutë të huaj në muaj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
