Ekonomi

Banka Qendrore e Anglisë do të injektojë 150 miliardë sterlina në ekonomi

Banka Qendrore e Anglisë (BoE) njoftoi se objektivin e saj për blerjen e aseteve e ka rritur për 150 miliardë sterlina

Gökhan Kurtaran  | 05.11.2020 - Përdıtësım : 05.11.2020
Banka Qendrore e Anglisë do të injektojë 150 miliardë sterlina në ekonomi

Londër

Banka Qendrore e Anglisë (BoE) njoftoi se objektivin e saj për blerjen e aseteve e ka rritur për 150 miliardë sterlina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e saj BoE thekson se është vendosur që politika e normës së interesit të mbetet në nivelin 0.1 për qind ndërsa programi i blerjes së aseteve të rritet nga 745 miliardë sterlina në 895 miliardë sterlina.

Nga BoE pritet që ekonomia angleze të tkurret me 11 për qind në fund të vitit ndërsa në 2021 të rritet me 7.25 për qind.

Gjithashtu theksohet se papunësia në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm do të arrijë në nivelin rekord prej 7.75 për qind.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın