Aeroporti i Stambollit thyen rekordin e të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë në nivel evropian
-"Aeroporti i Stambollit gjithashtu arriti një rekord të të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë me 272.132 pasagjerë më 27 korrik. Ky ishte numri më i lartë i pasagjerëve ditor i arritur ndonjëherë nga ndonjë aeroport evropian"

Ankara
ANKARA (AA) - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloğlu, tha se Aeroporti i Antalyas arriti numrin më të lartë të pasagjerëve ditorë të të gjitha kohërave më 26 korrik, ndërsa ai i Stambollit më 27 korrik, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij me shkrim, Uraloğlu vlerësoi numrin e pasagjerëve që përdorën aeroportet e Stambollit dhe Antalyas më 26-27 korrik.
Uraloğlu theksoi se aeroportet e Stambollit dhe Antalyas, të cilat kanë kapacitetet më të larta të pasagjerëve në Turqi, pritën trafik rekord pasagjerësh.
"Aeroporti i Antalyas theu rekordin e të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë me 225.118 pasagjerë më 26 korrik. Aeroporti i Stambollit gjithashtu arriti një rekord të të gjitha kohërave për numrin e pasagjerëve ditorë me 272.132 pasagjerë më 27 korrik. Ky ishte numri më i lartë i pasagjerëve ditor i arritur ndonjëherë nga ndonjë aeroport evropian", tha Uraloğlu.
Ai vuri në dukje se të dy aeroportet kishin arritur numrin më të lartë të pasagjerëve deri më sot.
"Aeroporti i Antalyas mirëpriti 203.348 pasagjerë ndërkombëtarë dhe 21.770 pasagjerë vendas më 26 korrik. Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 223.217 udhëtimesh, të vendosur më 3 gusht 2024. Aeroporti i Antalyas priti 1.074 fluturime ndërkombëtare dhe 143 fluturime vendase në të njëjtën ditë. Me 1.217 fluturime, aeroporti gjithashtu ritheu rekordin e vitit të kaluar për sa i përket trafikut ajror", shtoi ministri turk.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.