Кryediplomati turk Fidan diskuton mbi Gazën me zyrtarët e Katarit dhe Hamasit
Fidan zhvilloi biseda të ndara telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi biseda të ndara telefonike me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, gjatë bisedës telefonike Fidan-Al Thani, u shkëmbyen mendime mbi çështjet e Gazës dhe Sirisë.
Ndërkaq, në bisedën telefonike të kryediplomatit Fidan me anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit, u diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.