Bota

Ëndrrat e Majdit nga Gaza, ashtu si trupi i tij, u dogjën nga municionet e pashpërthyera të lëna nga Izraeli

Si pasojë e shpërthimit të njërit prej municioneve të lëna nga Izraeli, 30 për qind e trupit të Majdit është e mbuluar me djegie të thella të shkallës së dytë dhe të tretë

Gülşen Topçu, Doaa Albaz  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Ëndrrat e Majdit nga Gaza, ashtu si trupi i tij, u dogjën nga municionet e pashpërthyera të lëna nga Izraeli Foto: Doaa Albaz/AA

Gaza

Njëmbëdhjetëvjeçari Majd Abu Habib që jeton në një tendë me familjen e tij në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, pësoi djegie në pjesën më të madhe të trupit kur një bombë izraelite shpërtheu gjatë rrugës për t'u kthyer nga shkolla, raporton Anadolu.

Tragjedia dhe trauma që kanë përjetuar palestinezët në Gaza për shkak të ofensivës dyvjeçare të Izraelit nuk kanë mbaruar. Ndërsa sulmet kanë pushuar në mënyrë efektive me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, mbetjet e luftës të lëna nga ushtria izraelite vazhdojnë të shqetësojnë palestinezët.

Pasi sulmet ndaluan, palestinezët po përpiqen të rikthejnë jetën e tyre në rrugën e duhur pavarësisht të gjitha vështirësive, por jeta e tyre po përmbyset vazhdimisht nga traumat e reja.

- Ngriu nga tronditja që përjetoi

Majd, i cili jeton në një tendë në Khan Younis, ishte një nga fëmijët që përjetoi këtë traumë. Pasi sulmet ndaluan, Majd rifilloi shkollimin dy vjet më vonë, megjithëse me burime të kufizuara.

Gjatës rrugës kur po kthehej nga shkolla, e cila ishte e improvizuar në një tendë, ai përjetoi dhimbjen dhe tronditjen më të madhe të jetës së tij. Si pasojë e shpërthimit të njërit prej municioneve të lëna nga Izraeli, 30 për qind e trupit të Majdit është e mbuluar me djegie të thella të shkallës së dytë dhe të tretë.

Aktualisht nën trajtim në repartin e djegieve të spitalit "Nasser" në Khan Younis, Majd ka rënë në heshtje për shkak të traumës që ka përjetuar. Për shkak të efektit të mekanizmit neuropsikologjik, megjithëse Majd ndjen dhimbjen, ai qëndron aty pa folur, sikur të jetë "i ngrirë" dhe vetëm shikon përreth.

- Ai ra viktimë e mbetjeve të luftës gjatë rrugës për në shkollë

Fatima Abu Hajar, nëna e Majdit, i cili është nxënës i suksesshëm dhe që bëri çmos për të vazhduar shkollimin e tij, tha me lot në sy për atë që i ndodhi djalit të saj.

Ajo thotë Majd u dërgua fillimisht në kujdes intensiv dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dy ditë më vonë. "30 për qind e trupit të tij ka djegie dhe djegiet janë shumë të thella. Djegiet në fytyrën e tij janë më të lehta se ato në trupin e tij", tha Fatima.

Duke treguar se djali i saj ka nevojë për proteina për t'u rikuperuar, por se nuk ka proteina të mjaftueshme në Gaza, nëna Fatima tha: "Ata thonë se kufijtë janë të hapur dhe po vijnë ndihma, por kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme as për një për qind të nevojave të popullit të Gazës".

Nëna e pikëlluar shtoi se djali i saj, i cili ishte i dashur nga të gjithë dhe ishte shumë i suksesshëm, dëshiron të shkojë jashtë vendit për trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın