Bota

Zëdhënësja e qeverisë iraniane: 30 për qind e të vrarëve në sulmet SHBA-Izrael janë fëmijë

"3.090 njësi vendbanimi civile, 528 njësi tregtare dhe 13 qendra shëndetësore, 9 prej të cilave i përkasin Gjysmëhënës së Kuqe, kanë qenë objektiv i sulmeve. Kemi dëshmuar humbje jete edhe në qendrat shëndetësore”, tha Mohajerani

Ahmet Dursun  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Zëdhënësja e qeverisë iraniane: 30 për qind e të vrarëve në sulmet SHBA-Izrael janë fëmijë Foto: Fatemeh Bahrami / AA

Ankara

Zëdhënësja e Qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani, tha se në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit janë shënjestruar 3.090 njësi vendbanimi civile, 528 njësi tregtare dhe 13 qendra shëndetësore, ndërsa 30 për qind e të vdekurve janë fëmijë, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Mohajerani dha informacion lidhur me humbjet në njerëz dhe dëmet e shkaktuara në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit të saj.

“Shohim dëme më përmasa të gjera në pikat civile. Deri më sot, 3.090 njësi vendbanimi civile, 528 njësi tregtare dhe 13 qendra shëndetësore, 9 prej të cilave i përkasin Gjysmëhënës së Kuqe, kanë qenë objektiv i sulmeve. Kemi dëshmuar humbje jete edhe në qendrat shëndetësore”, tha Mohajerani.

Duke theksuar se në sulme janë shënjestruar edhe fëmijët, Mohajerani u shpreh se deri tani 30 për qind e atyre që kanë humbur jetën në sulme janë fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın