Bota

Zyrtari iranian: Khamenei hoqi kufizimin e rrezes së veprimit të raketave

"Në të kaluarën, udhëheqësi (Khamenei) e kufizoi rrezen e veprimit të raketave të Iranit në 2.200 kilometra. Por, tani ai ka hequr të gjitha kufizimet në rrezen e veprimit të raketave", tha Bakhshaish

Mustafa Melih Ahıshalı  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 10.10.2025
Zyrtari iranian: Khamenei hoqi kufizimin e rrezes së veprimit të raketave

Stamboll

Anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ahmad Bakhshaish tha se udhëheqësi iranian Ali Khamenei ka hequr kufizimin e rrezes së veprimit të raketave, transmeton Anadolu.

Duke folur për faqen e internetit të lajmeve "Didban Iran", Bakhshaish deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të zhvillojë programin e tij të raketave në çdo masë që ai e konsideron të përshtatshme. "Në të kaluarën, udhëheqësi (Khamenei) e kufizoi rrezen e veprimit të raketave të Iranit në 2.200 kilometra. Por, tani ai ka hequr të gjitha kufizimet në rrezen e veprimit të raketave", tha ai.

"Kufizimi i rrezes së veprimit të raketave do të ishte qëndrim pasiv përballë sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit", theksoi Bakhshaish i cili shtoi se "Forca jonë kryesore në luftë janë raketat. Prandaj, gjëja logjike është të mos pranojmë kufizime të rreze-veprimit të raketave".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më 7 tetor deklaroi se Irani po punon për të zhvilluar një raketë të aftë për të arritur qytetet e SHBA-së.

"Njerëzit nuk e besojnë. Irani po zhvillon raketa ndërkontinentale me rreze veprimi prej 8.000 kilometrash. Shtoni edhe 3.000 kilometra të tjera dhe ato mund të arrijnë në bregun lindor të SHBA-së", tha Netanyahu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın