Zyrtari i lartë rus i sigurisë kundërshton përpjekjet për krijimin e "NATO-s lindore" në Azi
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergey Shoygu, është takuar me Presidentin e Laosit, Thongloun Sisoulith, kryeqytetin e Laosit, në Vientiane
Moskë
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergey Shoygu, tha se përpjekjet për të krijuar një "NATO lindore" bien ndesh me sistemin e vendosur të stabilitetit dhe sigurisë në vendet e rajonit Azi-Paqësor, raporton Anadolu.
Duke folur në një takim me Presidentin e Laosit, Thongloun Sisoulith, në kryeqytetin Vientiane, Shoygu tha se vendet perëndimore po përpiqen të imponojnë vizionin e tyre militarist në Azi.
"Përpjekjet për të krijuar lloje të ndryshme arkitekturash të reja, ose, për të qenë më të saktë, një NATO lindore, nuk mund të na kënaqin dhe bien ndesh me frymën që është vendosur në rajon", tha Shoygu.
Sipas tij, diskutimet me udhëheqjen e Laosit mbuluan "çështje që lidhen me militarizimin aktiv të rajonit - Japonia, Tajvani, Filipinet".
"Edhe një herë, ne përsërisim se mbështesim plotësisht modelin dhe arkitekturën e sigurisë të përqendruar në ASEAN, e cila është krijuar prej kohësh dhe ka demonstruar qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e saj", tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
