Bota

Zyrtarët turq dhe sirianë zhvillojnë bisedime për sigurinë në Ankara

Takimi u përqendrua në bashkëpunimin e sigurisë midis Turqisë dhe Sirisë, si dhe në zhvillimet e fundit

Damla Delialioğlu  | 12.10.2025 - Përdıtësım : 12.10.2025
Zyrtarët turq dhe sirianë zhvillojnë bisedime për sigurinë në Ankara Foto: Ahmet Serdar Eser/AA

Ankara/Stamboll

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yaşar Güler dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin, janë takuar në Ankara me homologët e tyre sirianë për diskutime të nivelit të lartë, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, Fidan, Güler dhe Kalin zhvilluan bisedime me ministrin sirian të Punëve të Jashtme, Asaad Hassan Al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Ebu Kasra dhe shefin e inteligjencës, Hussein Salameh.

Takimi u përqendrua në bashkëpunimin e sigurisë midis Turqisë dhe Sirisë, si dhe në zhvillimet e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın