Bota

Zyrtarët paralajmërojnë qytetarët në SHBA dhe Kanada: Mos hani marule

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA dhe Kanada kanë paralajmëruar qytetarët të mos hanë marule për shkak të një epidemie të re të bakterit Escherichia coli

Ekip  | 21.11.2018 - Përdıtësım : 22.11.2018
Zyrtarët paralajmërojnë qytetarët në SHBA dhe Kanada: Mos hani marule

New York

NEW YORK (AA) - Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA dhe Kanada kanë paralajmëruar qytetarët të mos hanë marule për shkak të një epidemie të re të bakterit Escherichia coli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka theksuar se janë duke bashkëpunuar me zyrtarët kanadezë në lidhje me epideminë e shkaktuar nga bakteri, duke paralajmëruar popullatën të mos hanë marule për shkak të këtij bakteri.

Schott Gottlieb, drejtues i FDA-së, ka thënë se organizata që udhëheq nuk ka të dhëna të mjaftueshme sa për të mbledhur nga tregu marulet, por ka rekomanduar dyqanet dhe restorantet të mos e përdorin këtë bimë derisa të identifikohet burimi i epidemisë.

Në një deklaratë për Associated Press, Gottlieb ka thënë se marulja e cila bart bakterin me gjasë ende gjendet në treg.

Gottlieb ka theksuar se FDA ka dashur të publikojë një paralajmërim para Ditës së Falënderimeve, kur potenciali për t'u rrezikuar nga bakteri mund të rritet.

"Ndiem pak presion për të arritur sa më parë drejt një rezultati", ka thënë Gottlieb.

Sipas tij, pjesa më e madhe e maruleve në këtë kohë kultivohet në Kaliforni, ndërkohë që marulja e lidhur me E. colin në fillim të këtij viti ka ardhur nga qyteti Yuma në shtetin e Arizonës.

Edhe zyrtarët kanadezë kanë bërë paralajmërime të ngjashme në dy qytete, ku janë regjistruar raste të personave të prekur nga epidemia.

Pesë persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u prekën nga bakteri në marule që mendohej të ishte shkaktuar nga uji i kontaminuar i irrigacionit në muajin qershor.

Ndërkaq, 13 nga 32 persona në SHBA dhe gjashtë nga 18 persona në Kanada të prekur nga epidemia e re që filloi të identifikohet në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji janë transferuar në spitale për trajtim.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın