Bota

Zvicra bën thirrje për hetim të pavarur për vrasjen e civilëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës në Gaza

“Ne bëjmë thirrje për hetime të pavarura dhe kujtojmë se ndihma e militarizuar minon parimet humanitare dhe normat ndërkombëtare", tha ministria zvicerane

Beyza Binnur Dönmez  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Zvicra bën thirrje për hetim të pavarur për vrasjen e civilëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës në Gaza

Gjenevë

Zvicra ka bërë thirrje për hetime të pavarura mbi raportet për vrasjen e civilëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës në Gaza, duke shprehur alarm për sigurinë e operacioneve humanitare në zonat e konfliktit, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës tha se Berni është “thellësisht i shqetësuar nga raportet për vdekjet e civilëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës".

“Ne bëjmë thirrje për hetime të pavarura dhe kujtojmë se ndihma e militarizuar minon parimet humanitare dhe normat ndërkombëtare", tha ministria zvicerane.

Ministria theksoi rëndësinë e sigurimit të "qasjes së shpejtë, të sigurt dhe të papenguar për aktorët humanitarë me parime".

Reagimi i ministrisë zvicerane vjen pas një serie incidentesh vdekjeprurëse rreth pikave të shpërndarjes së ndihmës humanitare të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Sulmet shkaktuan shqetësim ndërkombëtar në rritje mbi kryerjen e operacioneve të ndihmës në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın