Bota

Zv/presidenti Vance: SHBA-ja nuk do të vendosë trupa në Gaza apo Izrael

Vance tha se para afatit të së hënës, pengjet e mbetura izraelite në Gaza mund të lirohen “në çdo moment”

Muhammed Yasin Güngör, Esra Tekin  | 12.10.2025 - Përdıtësım : 12.10.2025
Zv/presidenti Vance: SHBA-ja nuk do të vendosë trupa në Gaza apo Izrael Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Zv/presidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se pavarësisht rolit që luajti në arritjen e marrëveshjes së re të armëpushimit në Gaza, SHBA-ja nuk ka palne për të vendosur trupa amerikane në Gaza apo Izrael, transmeton Anadolu.

“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa në terren”, tha Vance në një intervistë për NBC, duke shtuar se kjo vlen si për Gazën ashtu edhe për Izraelin.

Vance tha se përpara afatit të së hënës, pengjet e mbetura izraelite në Gaza mund të lirohen “në çdo moment”.

Komentet vijnë para samitit të paqes, që pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, i bashkë-kryesuar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, me pjesëmarrjen e mbi 20 vendeve.

Muajin e kaluar, Trump zbuloi një plan armëpushimi prej 20 pikash për Gazën, që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve izraelite në këmbim të rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë, një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje graduale të forcave izraelite nga e gjithë enklava.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 67.600 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.