Bota

Zv/ministri i jashtëm ukrainas: Kievi pezulloi bisedimet e paqes me Rusinë

"Meqenëse bisedimet e paqes përfunduan këtë vit pa përparim të rëndësishëm, ato janë pezulluar", tha Kyslytsya

Elena Teslova  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Zv/ministri i jashtëm ukrainas: Kievi pezulloi bisedimet e paqes me Rusinë

Moskë

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, ka deklaruar se Kievi ka pezulluar zyrtarisht bisedimet e paqes me Rusinë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Times’, Kyslytsya përmendi mungesën e përparimit domethënës gjatë negociatave që përfunduan në fillim të këtij viti.

"Meqenëse bisedimet e paqes përfunduan këtë vit pa përparim të rëndësishëm, ato janë pezulluar", tha Kyslytsya.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan tre raunde bisedimesh të rinovuara të paqes në Stamboll këtë vit, duke rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve dhe civilëve. Ata gjithashtu ndanë memorandume që përshkruanin misionet e tyre përkatëse për t'i dhënë fund luftës që filloi në shkurt të vitit 2022.

Kyslytsya shpjegoi se Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj të ndihmojnë në lehtësimin e një takimi të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Megjithatë, shtoi ai, diskutimet e mëparshme me delegatët rusë prodhuan vetëm rezultate të kufizuara.

Ai theksoi se duke marrë parasysh pozicionin aktual të Moskës, Kievi nuk sheh mundësi për negociata të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın