Zv/kryeministri suedez, Fridolin: Pamje të dhimbshme nga sulmet në Halep
Zv/kryeministri dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin tha se janë mjaft të dhimbshme pamjet nga sulmet në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Age

Stockholm
STOKHOLM (AA) - Zv/kryeministri dhe ministri i Arsimit të Suedisë, Gustav Fridolin tha se janë mjaft të dhimbshme pamjet nga sulmet në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Janë mjaft të dhimbshme pamjet ku fëmijët e pafajshëm, të moshuarit dhe gratë vdesin në sulme. Duhet ta ndalojmë sa më parë këtë luftë", tha Fridolin.
Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Suedia do të kryejë detyrën e saj që ka mbi vete për t‘i dhënë fund këtyre mizorive dhe për të ndaluar luftën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.