Zonja e Parë e Turqisë: Gratë gazetare në Gaza, simbole të "urtësisë dhe guximit"
Emine Erdogan tha se përcjellja e trashëgimisë së grave gazetare në Gaza në të ardhmen është "përgjegjësia më fisnike që kemi marrë përsipër në emër të njerëzimit"
Istanbul
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan theksoi sot rolin e grave gazetare në dokumentimin e ngjarjeve në Gaza, e cila po përballet me sulme izraelite pavarësisht armëpushimit të tetorit, duke i vlerësuar ato si simbole të "urtësisë dhe guximit", transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën turke të medias sociale "NSosyal", Erdogan tha se "gratë gazetare heroike që rrezikuan jetën për të zbuluar gjenocidin në Gaza po sjellin zërin e së vërtetës jashtë errësirës".
"Çdo regjistrim që ato bëjnë, çdo fjalë që thonë, çdo hap që hedhin është një frymë e së vërtetës që shqyen velin e hedhur nga shtypja", tha ajo.
Erdogan shtoi se mbajtja gjallë e punës së tyre dhe përcjellja e trashëgimisë së tyre në të ardhmen është "përgjegjësia më fisnike që kemi marrë përsipër në emër të njerëzimit".
Deklaratat e saj erdhën pas programit "Dëshmitaret gra të gjenocidit: Media dhe rezistenca në Gaza", të mbajtur të martën në Drejtorinë e Komunikimeve në Ankara.
