Bota

Zohran Mamdani, kryetari i parë musliman i New Yorkut

Kandidati demokrat Zohran Mamdani është bërë kryetari i parë musliman i Bashkisë së New Yorkut, duke marrë 50.6 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake jozyrtare nga AP

Islam Doğru  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Zohran Mamdani, kryetari i parë musliman i New Yorkut

New York

Kandidati demokrat Zohran Mamdani është bërë kryetari i parë musliman i Bashkisë së New Yorkut, duke marrë 50.6 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake jozyrtare nga AP, transmeton Anadolu.

Pas përfundimit të votimit në orën 21:00 të mbrëmjes sipas kohës lokale, janë numëruar 83 për qind e votave.

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP), Mamdani ka marrë 50.6 për qind të votave, duke e vendosur atë përpara rivalit të tij më të afërt, kandidatit të pavarur Andrew Cuomo, me gati 9 për qind.

Cuomo mori 41.4 për qind të votave ndërsa kandidati republikan Curtis Sliwa 7.3 për qind.

34-vjeçari Mamdani ka hyrë në histori duke u bërë kryetari i parë musliman i New Yorkut.

Në zgjedhjet për guvernator të New Jersey, kandidatja e Partisë Demokratike, Mikie Sherrill fitoi garën me 57 për qind të votave ndërsa kundërshtari i saj republikan, Jack Ciattarelli i mbështetur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, qëndroi në nivelin e 42.5 për qind.

Në zgjedhjet për guvernator në Virxhinia, kandidatja e Partisë Demokratike, Abigail Spanberger kryeson garën me 56.1 për qind të votave ndërsa kandidatja e Partisë Republikane, Winsome Earle-Sears doli e dyta me 43.7 për qind.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.