Bota

Zogu i parajsës, ariu i diellit dhe leopardi aziatik shpëtohen nga trafikimi

Policia indoneziane pretendon se kafshët më parë ishin vjedhur duke qenë të vegjël.

Amina Zorniç  | 18.11.2015 - Përdıtësım : 19.11.2015
Zogu i parajsës, ariu i diellit dhe leopardi aziatik shpëtohen nga trafikimi

Xhakartë

XHAKARTË (AA) - Disa lloje të kafshëve të egra janë shpëtuar nga trafikimi në qytetin indonezian Xhakarta, ku Policia arrestoi dhjetë persona të akuzuar për tentativë të tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia indoneziane pretendon se kafshët më parë ishin vjedhur duke qenë të vegjël.

Kështu, në një nga kafazet është gjetur i ashtuquajturi ariu i diellit, i cili i përket familjes së ariut. Ariu i diellit banon në pyjet tropikale të Azisë Juglindore, kurse më së shumti është në shënjestër të gjahtarëve për shkak të lëkurës me qime të shkurta dhe jashtë zakonisht të butë me ngjyrë kafe të errët që dallohet nga të gjitha lëkurat e llojeve tjera të arinjve.

Policia arriti të shpëtoj dhe Gibbonin nga familja e primatëve që banojnë pyjet me shira tropikale.

Në kafaz është gjetur dhe zogu i ri dhe unikal i parajsës, i cili renditet në mesin e harabelave. Zogu i parajsës banon vetëm në pyjet e shiut të Australisë dhe Guinesë së Re, i cili quhet "ishulli i zogjve të parajsës".

Policia indoneziane ka konfirmuar se tek kontrabandistët ka gjetur edhe leopardit unikal aziatik, një specie e rrezikuar, që në tregun e zi arrin shuma të mëdha.

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın