Zjarri pyjor pranë Athinës detyron evakuime dhe dëmton banesa
- Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan derisa flakët u përhapën me shpejtësi përmes vegjetacionit të thatë, të nxitura nga erëra të forta.

Shkup
ATHINË (AA) - Një zjarr i madh pyjor ka shpërthyer në zonën Pikermi, rreth 30 kilometra larg kryeqyteti grek Athinë, raporton Anadolu.
Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan derisa flakët u përhapën me shpejtësi përmes vegjetacionit të thatë, të nxitura nga erëra të forta.
Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke përdorur ekipe tokësore dhe ajrore për të vënë nën kontroll zjarrin.
Një seri zjarresh pyjore shpërthyen nga e mërkura në gjithë Greqinë, ndërsa vendi është përballur me një valë të nxehti që nga fillimi i javës.