Bota

Zjarri përfshin qytetin Sernancelhe në Portugalinë veriore

Portugalia, e cila ka qenë në gatishmëri që nga fillimi i muajit për shkak të zjarreve, aktualisht po lufton me flakët në 78 vende aktive, duke përfshirë tetë zjarre të mëdha

Abdulbesar Ademi  | 17.08.2025 - Përdıtësım : 17.08.2025
Zjarri përfshin qytetin Sernancelhe në Portugalinë veriore Foto: David Oliveira/AA

Sernancelhe

Një zjarr i madh që shpërtheu në Portugalinë veriore është përhapur në qytetin Sernancelhe, raporton Anadolu.

Ekipet e zjarrfikësve u dërguan në zonë dhe po punojnë për të kontrolluar flakët.

Deri më tani nuk janë lëshuar raporte të menjëhershme për viktima ose dëme të mëdha.

Portugalia, e cila ka qenë në gatishmëri që nga fillimi i muajit për shkak të zjarreve, aktualisht po lufton me flakët në 78 vende aktive, duke përfshirë tetë zjarre të mëdha.

Autoriteti Kombëtar Portugez për Emergjenca dhe Mbrojtje civile tha se 5.148 zjarrfikës janë të përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarreve në të gjithë vendin, të mbështetur nga 42 avionë dhe 305 automjete tokësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın