Zjarri në veriperëndim të Spanjës përhapet në Portugali
- Zjarri pyjor që ka shpërthyer në Oimbra, një provincë e Ourenses në rajonin e Galicias në Spanjë, është përhapur në qytezën Vilela Seca të Portugalisë.

Ankara
TIRANË (AA) - Zjarri pyjor që ka shpërthyer në Oimbra, një provincë e Ourenses në rajonin e Galicias në Spanjë, është përhapur në qytezën Vilela Seca të Portugalisë, raporton Anadolu.
Ndërsa shihen se janë dëmtuar sipërfaqe të gjera me pemë dhe tokë bujqësore, vazhdojnë përpjekjet nga ajri dhe toka për të vendosur nën kontroll zjarrin.
Më parë transmetuesi RTVE, duke cituar Sistemin Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) ka informuar se zjarret në Spanjë kanë djegur rreth 346 mijë hektarë në tetë muaj, shifra më e keqe që nga viti 1994.
Spanja po përjeton zjarret më të mëdha pyjore të 31 viteve të fundit ndërsa në vitin 1994 zjarret në vend dogjën 437.602 hektarë.