Zjarri masiv në jugperëndim të Japonisë dëmton mbi 170 ndërtesa
Zjarri filloi të martën vonë dhe u përhap në një zonë të dendur banimi në qytetin Oita
Ankara
Një zjarr masiv i cili shpërtheu në jugperëndim të Japonisë, dëmtoi më shumë se 170 ndërtesa, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.
Zjarri filloi të martën vonë dhe u përhap në një zonë të dendur banimi në qytetin Oita, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Banorët vendas u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet evakuuan më shumë se 170 persona ndërsa një person është i zhdukur.
Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me flakët.
