Zjarrfikësit luftojnë me zjarret në Galicia të Spanjës
Zyrtarët thanë se flakët dogjën 15 mijë hektarë tjerë të mërkurën, duke e çuar totalin në mbi 82 mijë hektarë

Shkup
Anëtarët e brigadave XVII dhe XVIII të zjarrfikësve pyjorë të Galicias luftuan gjatë gjithë natës për të kontrolluar një zjarr në qytetin Oia, Pontevedra, të Spanjës, raporton Anadolu.
Ekipet u panë duke shuar flakët me tuba uji dhe duke vendosur buldozerë mes tymit të dendur dhe flakëve intensive që përhapeshin nëpër pyll.
Përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll janë duke vazhduar. Në Spanjë, janë më shumë se 20 zjarre aktive, me Galician midis rajoneve më të goditura, njoftoi transmetuesi spanjoll i lajmeve, RTVE.
Zyrtarët thanë se flakët dogjën 15 mijë hektarë tjerë të mërkurën, duke e çuar totalin në mbi 82 mijë hektarë pavarësisht një rënieje të temperaturave.
Në Castile dhe Leon, përpjekjet e zjarrfikësve janë komplikuar për shkak të ndryshimit të erërave në zjarrin pyjor të Porto të Zamoras.
Autoritetet lokale thanë se flakët ishin vënë nën kontroll të mërkurën, megjithëse ato mbetën të paqëndrueshme.