Bota

Zjarret vazhduan gjatë natës në ishullin e Sicilisë në Itali

- Një valë e re nxehtësie ekstreme pritet të përfshijë Italinë, ku meteorologët që paralajmërojnë për temperatura potencialisht rekord në rajonet jugore të vendit dhe ishujt kryesorë

Ajdin Aliji  | 21.07.2025 - Përdıtësım : 22.07.2025
Zjarret vazhduan gjatë natës në ishullin e Sicilisë në Itali Foto: Alberto Lo Bianco / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Një zjarr i madh që shpërtheu të dielën, midis qyteteve Trapani dhe San Vito Lo Capo në Sicilinë perëndimore vazhdoi gjatë natës, duke shkatërruar hektarë, raporton Anadolu.

Vala e fortë e nxehtësisë që përfshiu Evropën ka shkaktuar zjarre në shumë vende, duke prekur mijëra njerëz dhe duke nxitur evakuime.

Një valë e re nxehtësie ekstreme pritet të përfshijë Italinë, ku meteorologët që paralajmërojnë për temperatura potencialisht rekord në rajonet jugore të vendit dhe ishujt kryesorë.

Autoritetet thonë se temperaturat do të mbeten dukshëm mbi mesataren gjatë gjithë javës, me temperaturat maksimale që pritet të kalojnë 42 gradë Celsius në Puglia, Basilicata, Sardinia dhe Sicili.

Nxehtësia do të ndihet edhe në Italinë qendrore, me temperatura maksimale që do të arrijnë afër 36 gradë Celsius në qytete të tilla si Roma dhe Firence.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın