Zjarre masive shpërthejnë në zonën pyjore midis Tel Avivit dhe Kudsit, të paktën 12 të plagosur
Autoritetet kanë lëshuar udhëzime për evakuime të mundshme të më shumë komuniteteve për shkak të zjarreve

Ankara
Zjarre masive kanë shpërthyer në një zonë pyjore midis Tel Avivit dhe Kudsit, pas çka forcat e sigurisë kanë marrë masa paraprake duke mbyllur rrugët dhe autostradat në përgjigje të zjarrit, ku si pasojë janë raportuar edhe të paktën 12 të plagosur, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se një zjarr masiv ka shpërthyer në zonën pyjore Eshtaol midis Kudsit dhe Tel Avivit.
Autoritetet izraelite gjithashtu kanë kërkuar nga Greqia, Kroacia, Italia dhe Administrata Qipriote Greke të ndërhyjnë me avionë zjarrfikës.
Autoritetet kanë lëshuar udhëzime për evakuime të më shumë komuniteteve për shkak të zjarreve. Departamenti i Zjarrfikësve i Izraelit gjithashtu e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në nivelin më të lartë.
E përditshmja Yedioth Ahronoth tha se të paktën 12 persona janë plagosur në zjarret që shpërthyen midis Kudsit dhe Tel Avivit në Izraelin qendror.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.