Bota

Zjarr në një restorant në Kinë, humbin jetën 22 persona

Arsyeja e zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë theksohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen

Emre Aytekin  | 29.04.2025 - Përdıtësım : 29.04.2025
Zjarr në një restorant në Kinë, humbin jetën 22 persona

Beijing

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një restorant në rajonin Liaoning në veri të Kinës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Xinhua, zjarri shpërtheu në orët e drekës në një restorant në qytezën Baota të rajonit.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 22 persona ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Arsyeja e zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë theksohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dha udhëzim për trajtimin e të plagosurve sa më shpejt të jetë e mundur, sigurimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e 22 personave që humbën jetën dhe zbardhjen sa më parë të shkakut të zjarrit si dhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın