Zjarr në një kompleks banimi në Hong Kong, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur
Sipas departamentit të zjarrfikësve, dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike ndërsa i treti është në gjendje të qëndrueshme
Istanbul
Të paktën katër persona, përfshirë një zjarrfikës, kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Hong Kong pas shpërthimit të një zjarri të madh në një kompleks banimi, transmeton Anadolu.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, raporton "Hong Kong Free Press", dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa i treti është në gjendje të qëndrueshme.
Sipas "South China Morning Post", flakët u përhapën me shpejtësi mbi skelat prej bambuje në pronë në lagjen Tai Po pasdite. Prona e quajtur "Wang Fuk Court", ka tetë blloqe dhe më shumë se 1.900 apartamente.
Fotografitë dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tymin e dendur që po ngrihet në qiell teksa zjarri përfshiu ndërtesën ndërkohë zjarrfikësit po punonin për të vënë flakët nën kontroll.
Autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje mbi numrin e personave të bllokuar ose shkakun e zjarrit. Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
