Zjarr në Xhami-Katedralen e Kordobës, vihet shpejt nën kontroll nga ekipet zjarrfikëse
Flakët thuhet se kanë buruar nga bateria e një pastruesi dhe janë përhapur në një nga kapelat e brendshme të ndërtesës historike

Istanbul
Një zjarr shpërtheu të premten mbrëma në Xhami-Katedralen e Kordobës në Spanjë, por u vu menjëherë nën kontroll, sipas raportimeve të mediave, transmeton Anadolu.
Një re tymi u ngrit në Andaluzí teksa zjarri shpërtheu në anët e Xhami-Katedrales së Kordobës, raportoi transmetuesi publik RTVE.
Policia Kombëtare konfirmoi se zjarri u vu nën kontroll falë punës së tre ekipeve zjarrfikëse, ndërsa autoritetet kanë bllokuar zonën.
Flakët thuhet se kanë buruar nga bateria e një pastruesi dhe janë përhapur në një nga kapelat e brendshme të ndërtesës historike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.