Politikë, Bota

Zelenskyy: Është shumë e rëndësishme që SHBA të japë sinjal të fortë për garancitë e sigurisë

- "Është shumë e rëndësishme që SHBA-ja të dërgojë një sinjal të fortë dhe të jetë e gatshme për garanci sigurie", tha presidenti ukrainas.

Dilara Karataş, Ahmet Furkan Mercan  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Zelenskyy: Është shumë e rëndësishme që SHBA të japë sinjal të fortë për garancitë e sigurisë

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se "Është shumë e rëndësishme që SHBA-ja të dërgojë sinjal të fortë për garancitë e sigurisë", raporton Anadolu.

Zelenskyy bëri një deklaratë për mediat para takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE).

"Është shumë e rëndësishme që SHBA-ja të dërgojë një sinjal të fortë dhe të jetë e gatshme për garanci sigurie", tha presidenti ukrainas.

Në takim morën pjesë gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

Presidenti amerikan Donald Trump më 15 gusht u takua në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe njoftoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje përfundimtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.